MENU
klinika

Lista me 39 emra e PD

Kush janë kandidatët për deputet që votohen sot?

07.10.2020 - 07:23

Anëtarësia e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës voton sot kandidatët që janë vlerësuar nga komisioni me 5 antarë në selinë blu si të përshtatshëm për të përfaqësuar të djathtët në zgjedhjet e ardhshme.

Në këtë qark komisioni ka vlerësuar si të përshtatshëm 39 emra, ndërkohë Korça prodhon në total 11 vende në parlamentin shqiptar. Në listën e Qarkut Juglindor janë konfirmuar ish-deputetët e dalë nga zgjedhjet e 2017, ish-deputeti Salianji dhe Balliu. Në Korçë mungon znj.

Duka, e cila më herët është shprehur se ka vendosur që të mos vijojë më jetën e saj politike, por t’i përkushtohet akademisë. Megjithatë emrat nga bota akademike nuk mungojnë në listën e kandidatëve në qarkun e Korçës. I tillë është ish-gazetari dhe aktualisht pedagogu i komunikimit, Erlis Çela.

Ai u propozua në fillim nga anëtarësia dhe tani pritet që të konfirmohet apo të skualifikohet nga anëtarësia. Po ashtu nuk mungon edhe historiani Eral Kapri. Demokratët do t’i drejtohen sot kutive të votimit dhe kanë mundësi ose të konfirmojnë në grup listën që ka çuar komisioni i vlerësimit, ose të mund të shprehen me votë kontestuese për kandidatin që nuk do të donin që të vazhdonte garën për të qenë pjesë e listës. Ndërkaq, sot pritet që të dalin emrat e kandidatëve që kanë kaluar fazën e dytë për në qarkun e Fierit dhe nesër zhvillohen votimet. Korça, Fieri dhe Tirana janë qarqet e fundit ku përfundon ky proces.