MENU
klinika

Mbetet në fuqi formula e koalicioneve me një listë

Kuvendi rrëzon dekretin e presidentit për Kodin Zgjedhor

29.10.2020 - 13:54

Nuk ka surpriza! Ashtu siç u paralajmërua nga kreu i qeverisë Edi Rama, kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.

Me rrëzimin e dekretit tashmë mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme. Kodi Zgjedhor hyn automatikisht në fuqi pa ndryshimet që kërkonte presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtëparlamentare.

Kreu i shtetit ktheu në Kuvend dekretin për Kodin Zgjedhor, ndërsa kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me rekomandimet që duhen bërë në hartimin e tij. Kreu i qeverisë Edi Rama doli kundër kësaj ndërhyrje duke deklaruar se nuk ka kohë të pritet Venecia pasi ligji zgjedhor ka nevojë të shkruhet e zeza mbi të bardhë për t’i prirë zgjedhjeve të 25 prilli.

Ndërsa lidhur me rekomandimet e Venecias të cilat pritet të vijnë në muajin Dhjetor, Rama theksoi se ato do të implementohen pas zgjedhjeve të 25 prillit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Në muajin dhjetor do shqyrtohen Ndryshimet Kushtetuese"

Kodi Zgjedhor/ Venecia refuzon kërkesën e Metës


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore