MENU
klinika

Shifrat e Haaland

Ky është fenomeni i ri i Champions League

29.10.2020 - 18:11

Gjatë viteve të fundit kemi konkurrencën mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, dy yjeve të futbollit botëror që kanë shënuar mbi 100 gola në Champions League, si asnjë tjetër në historinë e këtij kompeticioni.

Po tashmë ka një fenomen të ri në Champions League dhe bëhet fjalë për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland, autor i një rekordi të pabesueshëm në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Me golin e shënuar kundër Zenit-it, që i ka dhuruar fitoren 2-0 verdhezinjve, qendërsulmuesi norvegjez ka arritur shifrën e pabesueshme të 12 golave në 10 ndeshje të luajtura në Champions.

Cristiano Ronaldo-s, golashënuesi më i mirë i historisë së Champions League, i janë dashur 47 ndeshje për të arritur 12 gola. Leo Messi-t, 25 të tilla. Ronaldo Fenomeni është dashur të luajë 32 ndeshje, ndërsa Kylian Mbappe, i ka shënuar pas 15 ndeshjesh.

Norvegjezi ka një mesatare të frikshme prej një goli në çdo 61 minuta. Gjithashtu, Haaland ka lënë mbrapa edhe tre sulmues të tjerë të rëndësishëm. Në fakt, të ndalur në kuotën e 9 golave në 10 ndeshje janë lojtarë si Harry Kane, Sadio Mane dhe Simone Inzaghi, ish-sulmues i Lazio-s dhe trajneri aktual i bardhekaltërve.

Haaland është kthyer në një makineri golash për Dortmund që nga janari i këtij viti. Ai erdhi në mes të sezonit dhe shënoi 13 gola, ndërsa në sezonin e ri në Bundesliga ka shënuar 5 gola në 5 ndeshje, pra 1 gola për çdo takim. Vetëm Robert Lewandowski ka bërë më mirë se ai. Duke parë moshën dhe potencialin, Haaland mendohet të jetë i treti që do të arrijë 100 gola në Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argjentinasi pret lëvizjet e reja

A do të qëndrojë Messi te Barcelona?