MENU
klinika

NBA, play-off

Lakers fitojnë thellë, i nisin mbarë finalet

01.10.2020 - 09:27

Los Angeles Lakers i ka nisur mbarë finalet e NBA, duke mundur 116-98 Miami Heat në ndeshjen e parë. Një takim në përgjithësi e dominuar dhe fituar me meritë nga ekipi kalifornian, që udhëheq 1-0 serinë.

Miami e nisi më mirë takimin, duke u shkëputur deri në 13 pikë në periodën e parë. Gjithsesi, shpejt situata u përmbys dhe në periodën e tretë ekipi i Lakers arriti të shkëputet deri në 32 pikë.

Te Miami ndikuan dëmtimet e Adebayo dhe Dragic, të cilët e mbyllën ndeshjen para kohe. Madje ky sezon mund të quhet i mbyllur për Dragic, që ka një dëmtim të rëndë në këmbën e majtë.

Anthony Davis me 34 pikë ishte shënuesi më i mirë për Lakers, mbështetur mirë nga LeBron me 25 pikë e 13 rebound. Te Miami u dallua Butler me 23 pikë, por i vetëm nuk mund të bëjë dot asgjë.