MENU
klinika

"Do të vijojmë në fazën 2…"

Landfilli i Vlorës/ Nis puna për ndërtimin e tij në Sherishtë

06.10.2020 - 09:35

Kryeministri Edi Rama njofton se tashmë ka nisur puna për ndërtimin e ladfillit të ri të Vlorës në Sherishtë, që do të presë mbetjet urbane nga qyteti bregdetar dhe Selenica.

Projekti financohet nga një marrëveshje Shqipëri-Gjermani, dhe paratë do të vijnë nga banka gjermane që lëvron fondet ‘KfË’ teksa kryeministri paralajmëron edhe për një projekt të dytë.

Sipas tij landfilli ekzistues është jashtë çdo standardi dhe do të gjenden një zgjidhje për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Pas Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, Rama thekson se edhe Vlora do të ketë një impiant riciklimi.

  • STATUSI NGA EDI RAMA

♻️ Kantieret e Rilindjes Mjedisore – Në Sherishtë të Vlorës kemi nisur punën për ndërtimin e landfillit të ri me standarde europiane, që do të presë mbetjet urbane të gjeneruara nga Bashkia Vlorë dhe Selenicë, për një mjedis të pastër për të ardhmen e sigurt të gjeneratave që do të vijnë.

Por nuk do të ndalemi këtu! Do të vijojmë me këtë projekt madhor në fazën 2 me kapsulimin e landfillit ekzistues, që në fakt është veçse një gropë e madhe plehrash dhe do të përmbyllim venddepozitimet jashtë çdo standardi, për të vijuar punën tonë të Rilindjes Mjedisore për zgjidhje të qëndrueshme të menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Siç kemi bërë edhe në Elbasan, Fier dhe Tiranë, edhe në këtë vepër do të ndërtojmë një impiant riciklimi, pasi për ne, ndryshe nga sa bërtasin ata që janë të mirë për asgjë dhe që e lanë Shqipërinë një mal me plehra, rruga jonë e integrimit është me punë dhe jo me fjalë.