MENU
klinika

Rama i tha live të jepte dorëheqjen

Largohet kreu i Kadastrës së Durrësit Artur Çobani

12.10.2020 - 10:16

Kreu i Kadastrës së Durrësit Artur Çobani është larguar nga detyra.

Shkaqet e largimit të Çobanit nga posti që mbante, pa bërë ende një vit, nuk dihen ndërsa menjëherë është gjetur zëvendësuesi i tij.

Rezart Elmazi do të jetë kreu i ri i Kadastrës në Durrës. Elmazi ëSHtë përfolur për lidhjen me deputetin socialist Alket Hyseni, ndërsa ka qenë në listën e drejtorëve që kryeministri Rama shkarkoi live nga detyra në 2017.

“Pa përjashtim, duhet të jepni dorëheqjen të gjithë, pasi kanë torturuar njerëzit për kohë me radhë”, tha Rama në atë kohë, ndërsa newsbomb.al zbardhi ekskluzivisht listën e drejtorëve.