MENU
klinika

Champions League

Lazio mposht Dortmund, United surprizon PSG

20.10.2020 - 21:59

Si gjithmonë Champions League dhuron surpriza, sidomos në fazën në grupe. Në ndeshjet e para, befasia më e madhe ishte fitorja e Manchester United 1-2 në fushën e PSG-së, duke parë se parizienët ishin finalistët e sezonit të kaluar.

Ekipi i trajnerit Ole Gunnar Solskjaer vuajti, por doli me 3 pikë në një fushë që nuk e priste. Finalistët e vjetshëm u privuan nga mungesat e shumta. Ndeshja dhuroi shumë emocione, pasi pati gola dhe raste të diskutueshme.

Sfida u hap në minutën e 23′ me golin e Bruno Fernandesit. Mesfushori ktheu në gol një penallti të shkaktuar nga Diallo. Goditja e tij e parë u ndal nga Navas, por portieri kishte dalë nga vija fatale. Gjyqtari e ripërsëriti dhe portugezi nuk gaboi për 0-1.

Vendasit barazuan pas një gabimi të Martial. Neymar krosoi drejt zonës nga një goditje këndi dhe sulmuesi i United e çoi topin në rrjetën e tij për 1-1. Ndeshja mendohej se do të mbyllej në barazim, por në minutën e 87′ ishte Marcus Rashford që çoi topin në rrjetë për 1-2.

Leipzigu fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Instanbul Basaksehir në Gjermani. Vendasit realizuan dy gola me Angelinon në pjesën e parë dhe kaq mjaftoi për të rrëmbyer pikët. Ish-futbollisti i Manchester City-t bëri gjithçka mirë dhe nderoi ekipin e tij.

Lazio dhe Borussia Dortmund, ndeshja debutuese në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pwrfundoi 3-1. Tri ditë pas humbjes së tmerrshme kundër Sampdoria, ekipi i Inzaghi dha një tjetër paraqitje tjetër këtë mbrëmje.

Dhe 13 vjet pas herës së fundit ai gjeti përsëri Champions League me një fitore shumë të rëndësishme. Meritë e super Immobile, i rikthyer në fushë, por edhe sidomos e Luiz Felipe dhe Akpa. Vetë, Haaland nuk mjaftoi te Dortmund. Mbrojtja verdhezi ishte për film “horror” sonte!

Aventura e Barcelonas në Champions nis me manita përballë Ferencvaros. Skuadra e Koemanit vuan në 20 minutat e para dhe miqtë madje godasin edhe shtyllën dhe shohin të anulohet një gol.

Eshtë Lionel Messi ai që udhëheq ekipin duke fituar vetë penallti dhe shndërruar në gol. Më pas, vijnë golat e Ansu Fati dhe Coutino, ndërsa hungarezët ngushtojnë shifrat në 3-1 me penallti dhe karton i kuq për Pique.

Katalanasit e mbajnë këmbën te gazi dhe Dembele merr skenën fillimisht me një superasist dhe më pas duke falënderuar Messin për pasim të artë, që francezi e dërgon në rrjetë.

Është mbyllur pa fitues java e parë e Grupit E të Champions League. Ndeshja kryesore e këtij grupi ka qenë ajo që është zhvilluar në Stamford Bridge mes Chelsea-t dhe Sevilla-s. Një sfidë e barabartë që është mbyllur pa gola.

Është mbyllur në barazim edhe sfida tjetër e këtij grupi mes Rennes dhe Krasnodar, dy ekipe debutues në Champions League. Ndryshe nga ndeshja e luajtur në Londër, në takimin e luajtur në Francë ka patur gola. Guirassy ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 56-të për vendasit, ndërsa Ramirez ka barazuar tri minuta më vonë me një gol të mrekullueshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN