MENU
klinika

U shpall më i miri i NBA

LeBron James: Ky titull është për Kobe Bryant

12.10.2020 - 16:40

Ekipi i Lakers mori titullin e 17-të në historinë e tij, një trofe që mungonte prej 10 vitesh, që kur në skuadër luante një legjendë si Kobe Bryant. Tashmë Kobe nuk jeton më, teksa aksidenti tragjik i 26 janarit i mori jetën ikonës së NBA së dhe vajzës së tij Gianna.

Të gjithë te Lakers kanë deklaruar se ky titull është pikërisht për atë, për Kobe Bryant, të bindur se legjenda e kësaj skuadre i ka vështruar e mbështetur nga lart. “Ky është një vit i veçantë për ne, për familjen Lakers. Luajtëm këto muaj pa Kobe dhe këtë tore ia dedikojmë atij”, – tha LeBron James, që u shpall edhe MVP i finaleve.

“Jam shumë i lumtur që u shpalla kampion, përmbusha një mision dhe një premtim. Ky titull është më e pakta që mund të bëjmë për Kobe”, tha më tej i emocionuar LeBron James. Edhe klubi ia ka dedikuar këtë triumf Kobe Bryant, ndërkohë që tifozët në Los Angeles kanë përmendur shpesh emrin e legjendës gjatë festimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


LeBron James, MVP me 3 ekipe të ndryshme

Lakers shpallen kampionë pas një dekade në NBA