MENU
klinika

Vendimi i fundit

Liga i jep fund bojkotit, ja kur nis Superliga

29.10.2020 - 14:29

Klubet e Superiores kanë vendosur t’i japin fund bojktit dhe të nisin sezonin e ri kombëtar futbollistik. Të mbledhur sot nën ombrellën e Ligës Profesioniste, presidentët kanë vendosur që ta mbyllin këtu protestën e tyre unike edhe pse ende nuk kanë siguruar përmbushjen e kërkesave, zyrtarisht.

Megjithatë, kanë marrë premtimin publik të Fidel Yllit, negociatiorit të qeverisë, se kryeministri është dakord me ato që kanë kërkuar. Duhet përmendur fakti se është vendosur mesjava e ardhshme (e mërkura), se kur do të startojë Superiorja, sezoni 2020-2021.

Të dielën do të nisë gara me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, raundin e parë të saj. Tashmë, problem janë stadiumet, ku do të luajnë skuadrat e kryeqytetit dhe Kukësi (me stadiumin në ndërtim), sepse “Selman Stermasi” është mbyllur dje, në kuadrin e rinovimit të fushës, “Arena Kombëtare” ka po ashtu probleme me tapetin, ndërkohë që duhet të jetë optimal për kualikueset e kombëtares.

Sa të sistemohen këto gjëra, të aspektit organizativ, do të caktohet edhe data se kur do të nisë të lëvizë topi në elitën e futbollit tonë. Kategoria e Parë, e Dyta dhe moshat është vendosur tashmë nga FSHF: i nisin kampionatet e tyre këtë fundjavë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN