MENU
klinika

Vendimi i sotëm

Liga Profesioniste: Në fushë, kur të ketë “tym të bardhë”

19.10.2020 - 11:51

Pas takimit që Liga Profesioniste kishte ditën e sotme me klubet e Superiores, është vendosur që bojkoti i kampionatit të vazhdojë, deri në plotësimin e kërkesave. Pas përfundimit të takimit me klubet, presidenti i Ligës, Edvin Libohova është shprehur se klubet vendosën një zëri që bojkoti të vazhdojë.

“Liga vendosi që bojkoti të vazhdojë deri sa qeveria të plotësojë kërkesat tona. Nëse nesër do jetë tym të bardhë nga takimi në ministri, qëndrimi do ndryshojë. Ne ndryshojmë mendim dhe vendim vetëm nëse na plotësohen kërkesat.

Vetëm kanë filluar bisedimet, nuk kemi marrë asnjë vendim. Nesër kemi takim dhe presim të kemi një propozim për të zgjidhur këtë çështje. 10 klube duan që të mos fillojë dhe asnjë nuk do të fillojë pa u plotësuar kërkesat”, – u shpreh Libohova për mediat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN