MENU
klinika

Shifrat me Argjentinën

Lionel Messi, gjashtë gola larg Pelé

10.10.2020 - 14:02

Lionel Messi realizoi golin e radhës në fitoren e fundit 1-0 kundër Ekuadorit, në startin e fazës kualikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2022, që do të zhvillohet në Katar.

Ishte goli i 71-të në 139 ndeshje për Messin, me Argjentinën. Sulmuesi më i mirë historik i Argjentinës, i cili la pas 54 golat e Gabriel Batistuta më 2016 dhe është afër 147 ndeshjeve me kombëtaren, rekord që mbahet nga Mascherano dhe 143 ndeshjeve të Javier Zanetti. Kapiteni i Barcelonës renditet i 11-ti tashmë, në listën e shënuesve më të mirë të kombëtareve të botës.

1.Ali Daei (109 gola me Iranin)

2.Cristiano Ronaldo (101 gola me Portugalinë)

3.Puskás (84 gola me Hungarinë)

4.Chitalu (79 gola me Zambia)

5.Saeed (78 gola me Irakun)

6.Pelé (77 gola me Brazilin)

7.Kocsis (75 gola me Hungarinë)

8.Kamamoto (75 gola me Japoninë)

9.Abdullah (75 gola me Kuvajtin)

10.Chhetri (72 gola me Indinë)

Këto të dhjetë janë të vetmit që e tejkalojnë Messin, i cili vazhdon të ngjitet në këtë renditje. Argjentinasi është në kërkim arritjes së Pelé si futbollisti me më shumë gola për kombëtaren e tij në futbollin e Amerikës së Jugut. Leo është gjashtë gola prapa 77 të “O Rei”.

Një hendek plotësisht i rikuperueshëm që në këto kualifikuese, duke pasur parasysh se në grup ka Ekuadorin, Uruguajin, Brazilin dhe Paraguajn, skuadra ndaj të cilave Leo ka shënuar më shumë gola (pesë).

Kapiteni ka shënuar me vendin e tij 34 gola në miqësore, 9 gola në “Copa America”, 6 gola në Kupat e Botës dhe 22 gola në kualifikueset për Kupën e Botës. Sipas specialistëve, Messi mund të gnitet deri në vendin e tretë sa u përket shënuesve më të mirë me kombëtaret. I duhet të realizojë 13 gola për të kapur Puskas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN