MENU
klinika

Carabao Cup

Liverpool dhe Arsenal e zgjidhin me penallti

01.10.2020 - 21:45

Ndryshe nga ndeshja e kampionatit, që u fitua 3-1 nga Liverpool, kësaj here kampionët në fuqi të Anglisë vuajtën ndaj Arsenal në ndeshjen për 1/8 të Carabao Cup, Kupën e Ligës së Anglisë.

Pavarësisht se Të Kuqtë dominuan takimin me raste dhe qarkullimin e topit, ndeshja për 90 minuta përfundoi pa gola. Askush nuk do të vinte bast për këtë rezultat në fund të kohës së rregullt, por ja që kësaj here londinezët rezistuan fort.

Pas gjuajtjes së penalltive, është Arsenal që kalon më tej, teksa realizon 5 të sakta kundrejt 4 të Liverpool. Për vendasit humbën Origi dhe Wilson.