MENU
klinika

Zbulon paketën e re ligjore

Lleshaj: Asnjë qytetar nuk do marrë shërbim nëse nuk përditëson të dhënat në Gjendjen Civile

22.10.2020 - 12:23

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar në Kuvend se dikasteri që ai drejton do të publikojë së shpejti një paketë ligjore për regjistrimin e vendbanimit të gjithë qyetetarëve të Republikës.

“Ministria e Brendshme do të paraqesë një paketë të plotë iniciativash ligjore të cilat do të pamundësojnë mbijetesën në Shqipëri për një njeri që nuk ka të regjistruar vendbanimin. Pra, ne do të sjellim një paketë që kushtëzon çdo lloj shërbimi në Shqipëri me pasjen e një adrese të përditësuar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Mungesa e këtij përditësimi do i bëj qytetarët të mos marrin shërbime elementare: Shkolla, spitali, basnka”, tha Lleshaj.

Më tej, ai tha se deklaratat për ndryshimin e vendit të votimit të zgjedhësve janë “aludime dashakeqe dhe të pavërteta”. “Aludime dashakeqe, dhe të pavërtetaa. I kam dëgjuar me përbuzje, aludime të papërgjegjshme të bëra nga aktorë mediatikë dhe politikë. Si përpjekje për alibitë e radhës, për humbjen e radhës”, tha ministri.