MENU
klinika

Serie A, Java 5

Lorenzo mposht vëllain, përmbys Napoli

25.10.2020 - 17:16

Serie A ka regjistruar një ndeshje vërtet interesante, ku përballeshin dy vëllezër dhe që të dy kanë shënuar. Derbi intensiv dhe argëtues në Campania, ai i zhvilluar sot në “Ciro Vigorito” midis Benevento dhe Napolit.

Me rezultatin përfundimtar, 1-2, të vendosur falë golave nga Roberto Insigne në pjesën e parë dhe nga Lorenzo Insigne dhe Andrea Petagna në pjesën e dytë, skuadra e Gattusos mer 3 pikë të rëndësishme duke e lënë me thesin bosh ekipin e Inzaghit.

Pjesa e parë luhet me ritëm të mirë nga të dy skuadrat. Që në minutat e para, Napoli mban topin e lojës dhe përpiqet të shtyjë, por Benevento reziston falë një mbrojtjeje të kujdesshme dhe të përqendruar. Skuadra e Inzaghit shënon në minutën e 30-të. Zbritje e Lapadulas në të majtë, krosimi në qendër që gjen Roberto Insigne të lirë, i cili nga disa metra nuk e ka problem të gjejë golin e 1-0.

Goli menjëherë zgjon Napolin i cili me Fabian dhe Insigne frikëson djemtë e Inzaghit, edhe pse rasti më i bujshëm ndodh në kokën e Manolas që godet traversën nga një goditje këndi.

Në fillim të pjesës së dytë, skenari nuk ndryshon: Napoli shtyn për të gjetur golin. Goli që vjen pas disa sekondash me Lorenzo Insigne, por VAR korrigjon vendimin e Doveri dhe anulon për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, në minutën e 60-të vjen barazimi: goditje këndi drejt Lorenzo Insigne, driblim i thatë mbi Dabo dhe topi që me të majtën shkon aty ku portieri Montipo nuk arrin dot. Gattuso ndërkohë ka ndryshuar disa lojtarë dhe mes tyre hedh në fushë edhe Petagna, që gjen golin e 2-1 në një sulm të bukur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN