MENU
klinika

Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë

Lori Hoxha dhe Valdrin Sahiti kanë gati një plan madhështor

15.10.2020 - 10:15

Në 19 tetor festojnë ditëlindjen dy personazhe të njohur, Lori Hoxha dhe Valdrin Sahiti. Siç duket për këtë vit ata të dy kanë bërë plane të mëdha dhe kanë paralajmëruar fansat të përgatiten për një festë.

Valdrini ka publikuar në Instagram një foto të tij dhe ka zbuluar se bashkë me Lorin kanë menduar të organizojnë një festë për ditën e tyre më të rëndësishme. “Sikur kishim në plan një festë”, ka shkruar Valdrini duke përmendur në postim Lorin.

Kjo e fundit ka ndarë postimin e tij në adresën e saj dhe i është përgjigjur: “Gati më ke”.

Dyshja nuk kanë dhënë ndonjë detaj më tepër, por brenda pak ditësh pritet të zbulohet se çfarë kanë përgatitur. Nëse bëhet fjalë për një festë të mirëfilltë ditëlindjeje, me siguri do të jetë një nga më madhështoret dhe më me stil që kemi parë deri më sot, duke qenë se të dy kanë shumë njohje dhe janë dy nga personazhet më “fashion” të Shqipërisë.