05.10.2020 - 09:31
Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut sot në mëngjes ka propozuar të hapen kufijtë dhe të hiqen kufizimet për shtetasit e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Deri më tash shtetasve të këtyre vendeve u është kërkuar testi PCR për hyrje në Maqedoni të Veriut.
“Sipas analizave, nuk ka aktualisht indikacion, përkatësisht nuk ka numër të lartë të rasteve të importuara me COVID-19 në shtet nga këto vende. Sipas kësaj, nuk ka rrezik të hapen kufijtë. Propozimi do t’i dorëzohet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”, është thënë nga Ministria në Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vendimi i Ramës nis nga nesër
Mbyllen kufinjtë me Malin e Zi, Kosovën, M. e Veriut dhe Greqinë
Vazhdon situata dramatike prej pandemisë