MENU
klinika

Do të realizojë 150 më shumë çdo ditë

M. e Veriut rrit kapacitetet e testimeve ndaj COVID-19

28.10.2020 - 08:39

Maqedonia e Veriut ka vendosur të rrisë kapacitetet e testimeve për të zbuluar sa më shpejt rastet e infektimeve me COVID-19. Vendi fqinj muajt e fundit po përballet me një valë të dytë nga COVID-19 që po i sjellë bilanc të rënduar në 500-600 raste apo 10-20 viktima.

Gjithsesi autoritetet shëndetësore kryejnë nga mesatarisht 1000 teste në ditë, teksa tashmë do të kryhen edhe 150 më shumë çdo ditë. 30% e testimeve në Maqedoninë e Veriut bëhen nga sektori privat teksa ka një kërkesë të lartë për të kryer testin PCR nga qytetarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'po ndodh nga Shqipëria në Kroaci dhe Greqi?

DW bën bilancin/ “Ballkani në kthetrat e Coronës!”