MENU
klinika

Po kalonte rrugën

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Elbasan

12.10.2020 - 19:15

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit, me pasojë vdekjen e një personi.

Mësohet se mjeti tip “Golf” me targa AA 441 RT, i drejtuar nga shtetasi Gentjan Haskurti, ka goditur për vdekje një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar rrugën.