Të gjitha objektet hotelierike do të punojnë deri në orën 23:00, administrata shtetërore duhet ta organizojë punën nga shtëpia ose në turne, ndërsa kapaciteti i transportit publik do të kufizohet për 50 përqind.
Këto janë pjesë e rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse me qëllim të mbrojtjes nga Kovid-19, të cilat Qeveria dje i miratoi dhe të njëjtat menjëherë kanë hyrë në fuqi.
Sipas vendimit të Qeverisë, gara atletike “23 Tetori” do të shtyhet dhe do të ketë ndalesë për publikun për ngjarjet sportive që i organizon Federata e Volejbollit dhe federatat tjera sportive.
Gjithashtu, dje është miratuar edhe protokolli për provime profesionale të mësuesve ose bashkëpunëtorëve profesiona, gjatë pandemisë COVID-19.
Këto propozime Qeveria i ka pranuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive, me qëllim që të parandalohet përhapja e coronavirusit.
Ndryshe, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtje të popullsisë në kohë të pandemisë, dje ishin në rend dite në Kuvend, ndërsa opozita kërkoi kohë shtesë në mënyrë që t’i pranojë. Me ndryshimet në këtë ligj, mbajtja e maskës do të jetë e obligueshme edhe në ambiente të hapura.