MENU
klinika

Ekipi i Ministrisë së Drejtësisë dhe DPB zgjidhin situatën

Mbyllet greva e urisë në burgun e Peqinit

09.10.2020 - 15:00

Ka përfunduar greva e urisë së të burgosurve në burgun e Peqinit.

Mësohet se kanë qenë pikërisht ekipi i dërguar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që kanë bindur të burgosurit të lënë grevën.

Pikërisht për grevën e këtyre të dënuarve ministrja Etilda Gjonaj shkarkoi drejtorin e këtij burgu, Bukurosh Mallutën pasi keqmenaxhoi situatën.

Ata kishin disa kërkesa drejtuar Ministrisës, teksa kërkonin amnisti ndërsa ankoheshin për regjimin 41-bis që aplikohet në këtë burg.

Revoltat e të burgosurve shpërthyen edhe në Shënkoll e Reç, por duket se në Peqin është zgjidhur situata.