07.10.2020 - 11:45
Një kopsht është mbyllur në Ballsh, pasi një mësuese ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Deri në këto momente u është marrë tamponi 12 personave të cilët janë personel në këtë kopsht.
Burime bëjnë me dije se mësuesja që ka dalë pozitive ishte nga Fieri.
Kopshti do të qëndrojë i mbyllur deri në një urdhër të dytë.
Më shumë se 100 fëmijë frekuentojnë këtë kopsht. Prindërit janë informuar që të marrin fëmijët e tyre nga kopshti.