MENU
klinika

Prag festash... zonë e kuqe!

Mbyllet pas Strasburgut, qyteti i njohur gjerman

26.10.2020 - 16:27

          Qyteti qendror i Gjermanisë, Erfurt, ka anuluar tregun e Krishtlindjeve këtë vit. Shkak, situata e koronavirusit.

“Rastet e infektimit në qytet, nuk na lënë zgjidhje tjetër” – kështu është shprehur kreu i Bashkisë, Andreas Bausewein, duke shpjeguar vendimin për banorët.

Erfurt, Germany – May 20, 2017: Medieval row of buildings at the marketplace in front of the Cathedral (Kathedrale) and the Severi Church (Severikirche). People join the weekly farmer’s market.

Anulimi është pjesë e një dekreti të ri të përgjithshëm, që bashkia planifikon ta publikojë në faqen e internetit dhe që do të gjejë zbatim deri më 30 nëntor.

Restorantet dhe baret, do të jenë të mbyllura, nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Ngjarjet kulturore në mjedise të mbyllura, duhet të jenë të kufizuara në maksimumin prej 25 personash, ndëra jashtë deri në 100 persona.

Të gjitha festivalet ose ngjarjet muzikore, duke përfshirë festivalin e San Martinos dhe tregun e Krishtlindjeve, janë të ndaluara.

Erfurt, Germany – December 1, 2016: Pedestrians walk through Christmas market stalls set up at the Domplatz. Erfurt’s old town is one of the most intact medieval cities in Germany and several of its squares host annual Christmas markets where families can buy gifts and festival food. Domplatz is home to St. Mary’s Cathedral (at left, 14th century) and St. Severus’ Church. (at right, 1300)

Prej të shutnës, Erfurti është klasifikuar si zonë e kuqe për përhapjen e koronavirusit.

Ndërkaq, festimet private dhe ato familjare, do të jenë të lejuara me maksimum 10 persona dhe këto, jo me më shumë se dy familje.