MENU
klinika

Njoftimi zyrtar i FSHF

Më në fund, nis futbolli shqiptar!

28.10.2020 - 11:07

Një lajm i mirë për të gjithë tifozët e futollit në Shqipëri. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.

Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim. Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte.

E rëndësishme është që futbolli nis, por për fatin e keq, vendi ynë po shkon drejt një mbyllje të dytë nga pandemia dhe me siguri edhe futbolli do të ndalet sërish, ashtu si në mars. Do të ishte një goditje e fortë nëse ndodhte kjo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Është humbur thuajse një fazë

Tre skenarët për nisjen e futbollit shqiptar