MENU
klinika

Formula 1

Mercedes “përjashton” Verstappen, Mick drejt Haas

22.10.2020 - 13:05

Zërave të fundit që e lidhnin të ardhmen e pilotit holandez Max Vertappen me Mercedes, i është përgjigjur vetë skuderia me një deklaratë: “Verstappen është një pilot që është nën kontratë me Red Bull. Ndaj, nuk është një opsion për të pilotuar makinën Mercedes vitin tjetër. Ne jemi shumë të kënaqur me dy pilotët që kemi”.

Sipas kreut të Mercedes, Toto Wolf, George Russell dhe Esteban Ocon janë dy nga opsionet e para nëse do të ndodhë të largohen Hamilton e Bottas. Nuk dihet pse Mercedes nuk e ka në opsion Verstappen, kur holandezi është pilot i talentuar dhe plot ambicie.

Ndërkohë, skuderia amerikane Haas ka konfirmuar se dy pilotët e saj aktualë, Romain Grosjean dhe Kevin Magnussen, do të largohen në fund të këtij sezoni. I pari ndodhet te Haas që prej vitit 2016 sezon kur kjo makinë debutoi në Formula 1.

Ndërsa i dyti erdhi një vit më vonë (2017). Rezultati më i mirë ishte në vitin 2018, kur Haas u rendit në vendin e pestë për konstruktorë. Me largimin e këtyre dy pilotëve hapet “drita jeshile” për debutimin në Formula 1 sezonin e ardhshëm të Mick Schumacher, djali i Michael Schumacher.

Prej kohësh përflitet se Haas do të marrë talentin gjerman edhe për faktin se përdor motorin Ferrari, ndërkohë që Mick është pjesë e Akademisë Ferrari. Piloti tjetër pritet të jetë Nikita Mazepin, të dy aktualisht në Formula 2.