MENU
klinika

Formula 1, “pole-position”

Mercedes vijon dominimin, përmirësohet Ferrari

10.10.2020 - 15:12

Makinat Mercedes vijojnë të shpejta. Edhe në garën e cmimit të madh të Gjermanisë, në pistën e Nurburgringut, dy pilotët e kësaj skuderie u renditën të parë në garat për “Pole Position”.

Valtteri Bottas u rendit i pari, i 14-i pole position në karrierë, rekord në këtë pistë, ndërsa Mercedes për herë të 12-të këtë sezon niset i pari. I dyti Lewis Hamilton, vetëm pak të mijëtat më larg. Duket se do të jetë një garë mes tyre nesër.

Megjithatë, sërish Max Verstappen me Red Bull, që do të niset nga vendi i tretë, mund të intrigojë disi, pasi e ke bërë dy herë këtë sezon. Deri në xhiron e fundit Verstappen ishte i pari.

Përmirësohet ndjeshëm Ferrari. Charles Leclerc do të niset i katërti. Pak më shumë se gjysëm sekonde më I ngadaltë është rezultat i mirë për Leclerc, duke parë sezonin katastrofik të Ferrarit. Sebastian Vettel do të niset nga vendi i 11-të. Piloti gjerman i Ferrarit për pak nuk arriti të kualifikohet për sesionin e tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN