MENU
klinika

Champions League

Messi dhe Barcelona vendosën nga një rekord

21.10.2020 - 12:55

Barcelona e Ronald Koeman zhvilloi mbrëmë ndeshjen e parë në Champions League, me shifra që do të mbahen mend gjatë më shumë se rezultati përfundimtar 5-1. Ndaj Ferencvaros, e cila ndjeu mungesën e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ‘ansambli’ spanjoll shkëlqeu sërish dhe protagonist është një dhe i vetmi, Lionel Messi.

Argjentinasi hapi serinë e golave përballë hungarezëve me një penallti për tu bërë lojtari i parë që shënon  të paktën një gol në 16 edicione radhazi në Champions League.

Një tjetër rekord që mban firmën e Barcelonës është fakti se mesin e golashënuesve gjendeshin edhe dy futbollistët, Ansu Fati e Pedri, të dy nën 18-vjeç, duke u bërë kështu futbollistët më të ri që shënojnë në një ndeshje të vetme në Champions League.

“Nëse Messi luan siç bëri sot, nuk do të kem asnjë ankesë. Ai punoj shumë, shënoi dhe dha gjithçka në fushë. Nëse nuk shënon, mjafton të dhurojë edhe asiste” – u shpreh trajneri Koeman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN