MENU
klinika

Vizita e ministrit Dendias, Meta: E kanë marrë përgjigjen me kohë!

Meta i përgjigjet Bashës: Atij zotërisë i them, thuaji popullit që je marr peng…

19.10.2020 - 13:29

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur në një gjuhë shumë të ashpër deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha ditën e djeshme se “Meta bën opozitarin, aq sa unë bëj presidentin”.

Meta ka sjellë në vëmendje presidentin e parë të Bosnje- Hercegovinës, Alija Izetbekoviçin.

“Atij Zotërisë i them, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviçi kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën tënde, sepse këtë popull nuk e merr askush më peng në këtë qiell dhe në këtë tokë”, tha Meta.

Si është historia e Alija Izebegoviç? Kur e morën peng Alija Izebegoviç në aeroport, serbët për shkak të një tradhtie ndërkombëtare i vunë pistoletën te koka, dhe i thanë ‘merre atë zëvendësin tënd Ejup Ganiç dhe i thuaj të tërhiqet, të dorëzohet!’ Dhe ai tha ‘dakord’. E lidhën në telefon dhe i tha ‘unë jam peng, ju vazhdoni’.

Presidenti Ilir Meta foli për vizitën që Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të bëjë në Shqipëri për çështjen e kufirit detar në detin Jon. Dendias do të vizitojë ministrin e Jashtëm Gent Cakaj, kryeministrin Edi Rama dhe presidnetin Ilir Meta.

“E kanë marrë përgjigjen me kohë, përgjigjet e mia kanë qenë bashkëpunuese dhe transparente me aktorët vendas e ndërkombëtar, ndërkohë që prej vitesh nuk kam marrë asnjë përgjigje nga Kryeministri dhe autoritetet. Kjo është një çështje që kërkon një farë bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare. Por kjo nuk është çështja kryesore, çështja kryesore është shkelja brutale e marrëveshjes së 5 qershorit që është një provokim i rëndë i paqes dhe stabilitetit në vend. Çdo lloj çështje tjetër është e pavlerë përballë kësaj”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta pyet nga gazetarët nëse ishte kundër që qytetarët të mbajnë maska, apo vetëm ishte kundër që të gjobiteshin. Ai u shpreh se maska ka rëndësi dhe qytetarët duhet ta mbajnë, por duhet të kemi parasysh që disa qytetarë nuk kanë mundësi që t’i blejnë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm, të respektojnë të gjithë rregullat e vendosura nga autoritetet. Maskat kush ka mundësi ti blejë, por mos harrojmë që ka dhe nga ata që nuk kanë mundësi që të marrin maska. Jam kundër atyre që thonë se maska të mos mbahet, ti mbajnë”, tha Meta.

Deklarata e kryedemokratit Lulzim Basha se “Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin”, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të shtetit.

“Atij Zotërisë i them, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviçi kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën tënde, sepse këtë popull nuk e merr askush më peng në këtë qiell dhe në këtë tokë”, tha Meta.

Nisur nga deklarata në Kuvend e një deputeti të opozitës së re, Bujar Çelai cili i bëri thirrje kryeprokuorit Olsian Çela që të izolojë presidentin se e mbushi kupën, Meta tha se shanset janë zero. Ai e ka cilësuar qeverinë Rama si një qeveri që nuk do integrimin në Bashkimin Europian!

“T’u bëjnë thirrje të gjithë prokurorëve dhe policëve dhe të shohim se kush do të izolojë presidentin. Zero shans, qëllimi i vërtetë është izolimi që ky grup i strukturuar kriminal që ka uzurpuar PS dhe Kuvendin, ka si qëllim izolimin e vendit. Presidentin këtu e kanë, madje dhe po të duan të guxojnë të vijnë. Qëllimi i vërtetë është izolimi i Shqipërisë. Në 2006, Sali Berisha pas rotacionit, shpartalloi bandat, goditi kriminalitetin dhe mbylli marrëveshjen e stabilizim asociimi me BE, dhe e falënderojë, kjo marrëveshje do ishte nënshkruan nëse PS nuk do të bënte ato lojëra për hir të shtetit. 95% e popullit është pro europiane dhe vendoset pengesa anti shqiptare, ndërkohë që në vendet e tjera ku përkrahja është sa gjysma e Shqipërisë ecin përpara, për paqen, stabilitetin në botë, legjitimitetin e insituticoneve, 25 prillin do e kthejë në referendum, më i madhi që nga koha e Skënderbeut”, tha Meta.

Çfarë tha Bujar Çela?

“Ne kemi plot probleme, por ky grip, që unë do e quaja, një zjarr në mbarë globin, i cili na bën që të kemi edhe frikë dhe na ndërgjegjëson më shumë për t’u mbrojtur më shumë. Në rast se nuk mbrojmë veten, duhet të mbrojmë të tjerët. Është detyra jonë të dëgjojmë çdo organ këshillimor, të cilët ju qytetarë të dashur duhet t’i mirëkuptoni dhe jo t’i quajmë si teka, në mënyrën që i trajton opozita apo ‘pseudo presidenti’ jonë. Unë nga kjo foltore inkurajoj kushëririn tim, kryeprokurorin, Olsian Çela, se ne Çelajt, si fis i madh që jemi, na bien detyra shumë të rëndësishme, që mos të merret me hetim, por të bëjë izolimin e këtij njeriu, i cili ka mbushur kupën me të gjitha gjërat.Këtë gjë nuk e duan vetëm Çelajt, e duan edhe Metët, e duan edhe ata nga Skrapari, Tepelena, Tirana, Durrësi, se kudo, si fis i madh që jemi kemi lloj-lloj brenda nesh. Nuk ka nevojë ta hetojë BKH-ja, por duhet ta izolojë. Ju faleminderit shumë dhe ju ftoj që t’i votojmë të gjitha ligjet që janë sot në rendin e ditës”, tha deputeti socialist i Lushnjes, Bujar Çela.