MENU
klinika

Arsyet

Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor

23.10.2020 - 11:25

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore, me arsyetimin se janë në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe janë realizuar në mënyrë të njëanshme.

Meta arsyeton se ndryshimet e rregullave zgjedhore “cënojnë parimet domokratike ndërkombëtare të realizimit të një procesit zgjedhor përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Sipas kreut të shtetit ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk realizojnë zhvillimin e një procesi zgjedhor përmes listave tërësisht të hapura siç u premtua.

D E K R E T

“PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 118/2020
‘PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10019, DATË 29.12.2008, ‘KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË’,
I NDRYSHUAR’”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe të nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit nr. 118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti dhe pjesë përbërëse e tij.

Nr. Dekretit 11797
Tiranë, më 22.10.2020

Arsyet e kthimit të ligjit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor:

Arsyet e Kthimit Nr. 118 2020 by Newsbomb Albania on Scribd