MENU
klinika

"Doja t'ju informoja se..."

Ministri i Brendshëm i M. së Veriut pozitiv me Covid

27.10.2020 - 10:31

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Spasovski përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në respektimin e masave anti Covid.

“Të nderuar, unë do të doja t’ju informoja se pavarësisht respektimit të rreptë për masat që unë merrja për të mbrojtur njerëzit rreth meje që nga fillimi i pandemisë, sonte unë mora rezultatin pozitiv për COVID- 19”, shrkuan ministri Spasovski.

Ndërkohë vetëm në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 15 vdekje nga koronavirusi dhe 247 raste të reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN