MENU
klinika

Spadafora thumbon Ronaldon

Ministri i Sportit në Itali: Protokoll i ri për futbollin!

21.10.2020 - 13:22

Shtimi i rasteve me koronavirus, mes të cilëve edhe futbollistë ka detyruar autoritetet shëndetësore italiane që të nisin punën për hartimin e një protokolli të ri. Konfirmimi ka ardhur nga Ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora.

Në një intervistë për mediat italiane, Spadafora ka përsëritur se Seria A duhet të ketë një Plan B në rast se gjërat përkeqësohen. Ministri i Sportit tha se qeveria ka dhënë fjalën e tyre për të ndihmuar por theksoi që Ligat përkatëse duhet të përgatiten për emergjencat.

“Qeveria është zotuar të ndërhyjë për të mbështetur aktivitetet që do të bllokohen, por ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë. Unë mendoj se të gjitha Ligat duhet të jenë të gatshme për një Plan B nëse gjërat përkeqësohen” – tha Spadafora.

 

View this post on Instagram

 

“El éxito en la vida no se mide por lo que logras, sino por los obstáculos que superas” ???

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Spadafora nuk nguroi të sulmojë sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili është izoluar pasi shkeli protokollin Covid-19. Mes tij dhe portugezit ka pasur thumbime në distancë…

“Disa kampionë ndihen mbi gjithçka. Ai shkeli protokolli kur u nis për në Portugali, aq sa u hap një dosje në zyrën e prokurorit të Torinos. Unë besoj se njerëz si ai duhet të dërgojnë mesazhe që ftojnë respektimin e rregullave”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbrojtje e fortë, 20 ndeshje pa humbje

Milan i frikshëm, nisje si 25 vjet më parë