MENU
klinika

Premier League, Java 7

Mjafton një supergol, City kthehet te suksesi

31.10.2020 - 15:36

Manchester City ka bërë një start jo të mirë krahasuar me vitet e fundit, por sot është kthyer te fitorja në kampionat pasi ka mundur 1-0 në transfertë Sheffield United në javën e shtatë të Premier League.

Ndeshja është vendosur nga një gol i bukur i Kyle Walker në minutën e 28 -të. Ky ka qenë goli i parë i shënuar në një transfertë të Premier League nga mbrojtësi anglez. Kjo ka qenë humbja e shtatë radhazi në kampionat për Sheffield kundër Manchester City-t, me bardhekuqtë që nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol në pesë takimet e fundit.

Fitorja e tyre e fundit kundër Qytetarëve ka qenë në Championship në vitin 2000 (1-0). City mban vendin e shtatë në renditje me 11 pikë, ndërsa Sheffield është në të parafundit me 1 pikë.