MENU
klinika

Premier League, Java 6

Mjafton Son, Tottenham merr 3 pikë jashtë fushe

26.10.2020 - 23:02

Tottenham është rikthyer te fitorja pas barazimit dramatik në javën e fundit të Premier League. Spurs fituan 0-1 në fushën e Burnley, duke u ngjitur në vendin e pestë, por vetëm 2 pikë larg kreut.

Pjesa e parë nuk dhuroi shumë, përveç përplasjeve të ekipeve në gjysmëfushë. Tottenhami gjeti golin në minutën e 76′ me anë të Son. Një krosim nga një goditje këndi gjeti Kane që gjuajti me kokë dhe topi shkoi te koreano-jugori që po me kokë e pushoi në rrjetë për 0-1.

Interesant ishte fakti që Gareth Bale qëndroi për 90 minuta në stol. Ai ishte një kërkesë e trajnerit Jose Mourinho në merkaton e verës, por pavarësisht kësaj, uellsiani e pa të gjithë sdën nga stoli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN