MENU
klinika

Champions League

Morata i jep fitoren Juves, Brugge befason Zenit

20.10.2020 - 19:55

Kanë startuar ndeshjet e para në grupe të Champions League. Juventus e nisi mbarë, duke fituar 0-2 në fushën e Dinamos së Kievit. Ndërsa Club Brugge ka befasuar 1-2 në sekondat e fundit rusët e Zenit.

Juventus nuk kishte në radhët e vet Cristiano Ronaldon, si pasojë e infektimit me Covid-19. Megjithatë, bardhezinjtë ishin sërish favoritë në fushën e Dinamo Kiev. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola.

Me të nisur e dytë, Alvaro Morata ka realizuar edhe në Champions League me bardhezinjtë pas golit në Crotone. Një ikje e bukur nga krahu e Chiesa-s dhe më pas një goditje e Kulusevskit, me topin e grushtuar nga portiere, por i kthyer, aty ku spanjolli e dërgoi në rrjetë.

Por Morata nuk ndalet këtu. Në minutën e 84’ vjen goli i dytë personal dhe i dyti për Juventus. Cuadrado harkon bukur një top nga e djathta dhe në zonë Morata me kokë nuk fal për 0-2. Mbyllet me këtë rezultat.

Në ndeshjen tjetër të orës 18:55, Club Brugge surprizon në Saint Petersburg, duke fituar 1-2, teksa goli i fitores u realizua në minutën e 93-të. Brugge kaloi në avatazh në 63’ me Dennis, ndërsa rusët barazuan me një autogol të Horvath në 74. Por Zenit e pësoi në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Strakosha luan për herë të parë

Rikthehet magjia e Champions, sonte dy supersfida