MENU
klinika

Mbeten edhe 3 gara

Moto GP, kurrë më parë kaq i hapur titulli

27.10.2020 - 17:42

Botërori 2020 në Moto GP është më i bukuri i viteve të fundit, teksa 3 gara nga fundi gjithçka është e hapur për titullin kampion. Një titull që mund ta fitojë edhe piloti që aktualisht renditet i gjashti në klasifikim pasi diferencat e tij me kreun janë të ngushta: Vetëm 32 pikë.

Një kampionat që të gjithë e duan dhe që mund të vendoset në kthesën e fundit të garës së fundit. Lista e kandidatëve është e gjatë, nga Joan Mir që kryeson renditjen me 137 pikë deri tek Alex Rins, i gjashti me 105 pikë. Mes tyre janë Fabio Quartararo 123, Maverick Vinales 118, Franco Morbidelli 112 dhe Andrea Dovizioso 109.

Për t’u zhvilluar kanë mbetur edhe 3 gara, dy prej të cilave do të organizohen në Spanjë dhe një në Portugali. Në lojë janë ende edhe 75 pikë, pra gjithçka është e mundur dhe vështirë të bëhet një parashikim. Marc Marquez, pas 5 vitesh që fiton titullin, tashmë i duhet të dorëzojë spektrin e kampionit.

Piloti spanjoll u aksidentua që në garën e parë dhe pas operacionit humbi të gjithë sezonin. Valentino Rossi, që pati mundësinë e mirë të fitonte titullin e 10 në karrierë, nuk arriti të qëndronte kompetitiv në tre gara, teksa u rrëzua. Sikur të mos mjaftonte kjo, legjenda e Moto GP humbi dy gara për shkak të infektimit me Covid-19. Mungesa e Marquez dhe Rossit ka bërë që kreu të ngjishet më shumë se kurrë në historinë e automobilizmit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN