MENU
klinika

Flet eksperti amerikan

Muajt e ardhshëm do të jenë më të errëtat e pandemisë

19.10.2020 - 19:32

Rastet me koronavirusi janë në rritje e sipër në Amerikë, duke paralajmëruar për një dimër të vështirë.

Sipas ekspertëve, për amerikanët, muajt e ardhshëm do të jenë më të tmerrshmit e pandemisë së koronavirusit. SHBA-të shënojnë mesatarisht më shumë se 55 mijë raste të infektuara në ditë, dhe të gjithë shtetet deri më tani po tregojnë trend rritës.

“6 deri në 12 javët e ardhshme do të jenë më të errëtat e të gjithë pandemisë. Nga tani deri në periudhën e pushimeve SHBA do të shohë numra “shumë, shumë më të mëdhenj se edhe 67 deri në 75,000 raste të reja në ditë,”– tha Michael Osterholm, drejtori i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës.

Ndërkohë që pavarësisht shifrave të reja eksperti i lartë i shëndetit, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive Anthony Fauci tha vetëm amerikanët mund të ndihmojnë për mbajtjen nën kontroll të virusit duke respektuar udhëzimet e ndjekura nga zyrtarët: shmangien e ambienteve të mbushura me njerëz, praktikimin e distancës sociale dhe mbajtjen e maskës.

Deri më sot, SHBA ka shënuar më shumë se 8.1 milion raste të infektuara nga pandemia dhe 219.765 persona që kanë ndërruar jetë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!