MENU
klinika

Drejtori i impiantit të mbetjeve në Elbasan iu përgjigjet akuzave

“Mund ta faktojmë që këtu digjen vetëm mbetjet e qarkut!”

17.10.2020 - 11:29

Drejtuesi i impiantit të trajtimit të mbetjeve në qytetin e Elbasanit, Enea Murataj, tha se impianti ka filluar operimin që në vitin 2017 dhe që nga dita e parë ka punuar normalisht me përpunimin e mbetjeve të Elbasanit.

Murataj iu përgjigj akuzave se në këtë impiant do të vinin mbetje nga Evropa, duke thënë se mund ta faktojmë që aty digjen vetëm mbetje të Elbasanit. Ndërsa sa i përket akuzave se në këtë impiant digjet naftë, ai sqaroi se aty digjet naftë, pasi një gjë e tillë është e nevojshme.

“Impianti ka filluar operimin në vitin 2017 dhe që nga dita e parë ka punuar normalisht me përpunimin e mbetjeve të Elbasanit. Të gjitha mbetjet përpunohen sipas shkallës së mbetjeve, ku pjesa më e madhe shkon për incenerim.

Në pjesën e parë, kur filluam të ndërtonim inceneratorin, filluan akuzat se do të vinin mbetje nga Evropa, por ne mund t’ua faktojmë se këtu digjen mbetje të Elbasanit. Pastaj filluan akuzat se këtu digjet naftë, po këtu digjet naftë, pasi impianti ka nevojë për një flakë që të ndizen mbetjet. Pronarët e vërtetë janë shqiptarët.
Këtu aktualisht po sjellin mbetje disa bashki të Qarkut të Elbasanit, por jo të gjitha, pasi sasia që prodhohej do të ishte shumë më e lartë. Gjithë sasia e energjisë që prodhohet këtu injektohet në rrjet. Ne mund ta faktojmë shumë lehtë që injektohet energji në rrjet”, tha Murataj.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, tha se në impiant digjen të gjitha mbetjet, që më parë hidheshin në lumin Shkumbin, ku digjeshin në natyrë dhe ndotnin gjysmën e qytetit.

“Që prej vitit 2016 Bashkia e Elbasanit sjell rregullisht mbetjet, që trajtohen, të cilat më parë hidheshin buzë lumit Shkumbin, ku digjeshin në natyrë dhe ndotnin qytetin. Në qershor të vitit tjetër Bashkia e Elbasanit do vijë për të filluar procesin e marrjes në dorëzim. Ne paguajmë zero para që nga viti 2016, kur kemi filluar të sjellim mbetjet këtu”, u shpreh Llatja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN