MENU
klinika

Promovon librin e ri

Mustafa Nano: Kongresi i Manastirit, shqiptarë të bashkuar!

17.10.2020 - 20:35

        Publicisti Mustafa Nano, ka rrëfyer së fundmi, përvojën e tij në izolim, që kishte rezultuar e frytshme. “Një javë në Manastir”, është libri i fundit e tij, për të cilin, ai ka treguar sesi i lindi ideja dhe çfarë e ngacmoi për t’u ndalur tek historia e Kongresit të Manastirit.

Ai pohoi se, ka tentuar të sjellë historinë e Kongresit të Manastirit, në fillimvitet të shekullit XX, përmes syve të një anglezi, që sikur e thekson ai, është edhe personazhi kryesor.

Sikur shprehet vetë Nano, Kongresi i Manastirit është momenti kur bashkohen për herë të parë, gegë e toskë, myslimanë dhe të krishterë, për alfabetin shqiptar.

Mes të tjerash, ai pohoi se kjo periudhë pandemie shërbeu për mirë për krijimtarinë e tij, duke sjellë një libër për lexuesit e tij.

“E kisha nisur më përpara se të niste kjo flama e covid-it. Më pas, kam shfrytëzuar këtë periudhë të covid-i, i karantinuar. Mua më erdhi si ‘porosi’ ky covid-i. Mund ta konsideroj si periudhën me efiçente të jetës time. Jam fokusuar te ky roman, i kam reduktuar komunikimet humane. Kështu që ka qenë periudhë interesante e jetës time. Mua më kanë tërhequr me vëmendje udhëtarët e huaj që vizitonin Ballkanin në shekullin e XIX dhe të XX. Këto personazhe më kanë ngacmuar imagjinatën, ishin në Europë dhe ballafaqoheshin me një realitet ballkanik. Dhe më pas një realitet shqiptar, që ishte fundi i realitetit ballkanik. Them: ça kanë menduar këta njerëz vallë kur kanë parë sojën e shqiptarëve, në 1908, kur ishin të prapambetur? Gjuha shqipe ishte e çuditshme. Këta kanë meritë se kanë shpikur kombin shqiptar, para se ta shpiknim ne. Kur vjen puna të marrëdhënia mes feve, ne përfaqësojmë një veçanti. Në gjitha vendet e Europës po bëhen problem çështja e feve. Ky është një problem për shumë vende, kurse ne e kemi prej shekujsh. Jemi të mësuar, të stërvitur me këtë situatë. Ne mund ta eksportojmë. Tentativa për ta eksportuar si dikur, si një gjë që e kemi vetëm ne. E vetmja gjë që mund t’i mësojmë Europës është se si të bëjë të mundur që shumë fe në Europë, mund të ekzistojnë pa probleme. Nuk është e dhënë një herë e përgjithmonë, pasi është e kërcënuar. Kjo nuk ruhet duke i fshehur problemet, por duke i thënë.”- tha Nano.

Po ashtu, publicisti ka treguar, pse Kongresi i Manastirit?

“Më ka ngacmuar kjo histori. Më pëlqen. Libri nuk është gati-gati akademik. Pasi ka një fabul dhe ajo ndiqet lehtë. Romani ka një fabul që është i lexueshëm për çdo njeri. Ka shumë ngjarje interesante historia e Shqipërisë. Të marrim Lidhjen e Prizrenit, që është ngjarja e parë, ku u manifestua dëshira e shqiptarëve për të bërë diçka së bashku. Aty kishte myslimanë dhe lidhja e Prizrenit, ka qenë me qëllime osmane, pasi s’ka qenë shumë patriotike. Pasojat ishin patriotike. Unë shoh Kongresin e Manastirit, si një ngjarje e parë ku shqiptarët demonstrojnë në mënyrë spektakolare që të jenë bashkë. U mblodhën për njësimin e një alfabeti. Ishte një gjuhë që lëvrohej në dialektin në alfabete të ndryshme. Aty u mblodhën dhe të krishterë dhe myslimanë, gegë e toskë. Aty ka pasur mundësi që të shihen njerëz me skrupuj të vërtetë patriotike. Kishin sensin e nevojës për bashkim. Ata ndoqën trendin historik të Shqipërisë. Unë jam rritur në një mjedis tosk, ku iu është kënduar edhe erosit, ku ka pasur edhe burra të mbledhur. Janë vargje normale, mua së paku kështu më duket. Është roman klasik, ka jetë njerëzore.” – pohoi Mustafa Nano.

***

Në prag të Kongresit…

Kongresi i Manastirit, Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, në qendrën e atëhershme të Vilajetit për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjendja gjatë zhvillimit te letërsisë shqipe ishin hartuar disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll dhe quhej Alfabeti i Stambollit. Mendimi zotërues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes bashkimit gjuhësor kombëtar. Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe e mirënjohur “Bashkimi” në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Prandaj më 14 nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.

Në kongres ishin të pranishëm 160 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Gjergj Fishta. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigor Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike, ortodoksë, dhe protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit