MENU
klinika

Dita e 11 e grevës

Naftëtarët e Ballshit kyçen brenda dhe refuzojnë çdo shërbim

08.10.2020 - 09:33

Naftëtarët e Ballshit të cilët ndodhen prej 11 ditësh në grevë urie, kanë marrë një vendim ekstrem.

Duke parë neglizhencën e organeve të shtetit dhe kompanisë përgjegjëse ata nuk do të lejojnë asnjë person që të futet brenda në ambientet ku po zhvillojnë grevën e urisë.

Ata e kanë mbyllur derën dhe nuk lejojnë asnjë person që të futet brenda. Naftëtarët janë shprehur se do të vetëflijohen për ta kuptuar se nga kjo grevë mund t’i nxjerrin vetëm me barelë.

Do të mbyllim derën kryesore dhe askush nuk do të futet brenda. Vetëm kur të na nxjerrin me barelë”, mësohet të kenë thënë naftëtarët.

Pavarësisht se iu premtua zgjidhje edhe nga kreu i PD-së Lulzim Basha, asnjë ndihmë konkrete nuk ka ardhur për naftëtarët e Ballshit.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama tha se e gjithë kjo gjendje ka ardhur për shkak të privatizimit kriminal të kompanisë së rafinerisë.

Rama u shpreh se ka folur me Presidentin e Azerbajxhanit dhe po përpiqet që të gjejë një zgjidhje.

Në anën tjetër nuk ka ende një zgjidhje për kërkesat e naftëtarëve. Ata kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura si dhe rifillimin e punës në uzinë.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall