MENU
klinika

Dita e 13-të e grevës

Naftëtarët thërrasin qytetarët në protestë!

10.10.2020 - 07:55

Kjo e shtunë (10 tetor) shënon ditën e 13 të grevës së naftëtarëve të Ballshit. Ata i kanë bërë thirrje të gjithë naftëtarëve të tjerë që nuk ndodhen në grevë si dhe qytetarëve ë Ballshit që të mblidhen në ambientet e jashtme të uzinës në mbështetje të tyre.

Me kalimin e kohës gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet akoma më shumë. Ditën e djeshme kreu i sindikatës së naftëtarëve u shtrua në spital pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Prej disa ditësh ai kishte tension të lartë dhe ishte dehidratuar për shkak të mungesës së lëngjeve. Por pasi kaloi disa orë në qendrën shëndetësore të Ballshit, ai iu rikthye grevës pavarësisht se mjekët i thanë se nuk duhet të qëndronte më.