MENU
klinika

Dita e 17 e grevës, asnjë përgjigje

Naftëtarët shqyen derën, futen brenda në Rafineri!

14.10.2020 - 09:36

Në ditën e 17 të grevës së urisë, në mungesë të një përgjigje naftëtarët kanë shqyer me forcë derën e rafinerisë, kanë çarë kordonin e policisë private dhe janë futur në ambientet e rafinerisë. Kjo, për kreun e Sindikatës, Sokol Dautaj, i nxori zbuluar të gjithë, pasi nuk ka asnjë punonjës të administratës dhe pronari i kompanisë “ALLUN” ka ikur.

“Këta kanë marrë një urdhër, për të mos i nxjerrë zbuluar, këtu nuk ka privat. Kjo nuk është një protestë e dhunshme, ne jemi këtu për t’u treguar shumë qartë që ky ka qenë një show i radhës, nuk ka pronar. Tani nuk ka asnjë zyrë, dera është kycur, prej një viti ka heshtje, ai që thotë jam pronar, ne kemi dëgjuar që ka iku “Allun”. Kjo i nxjerr zbuluar që këtu nuk ka. Nuk e mbajnë dot këta rafinerinë”, tha Dautaj.

Ata thonëse kërkesat e tyre janë shumë të qarta. “Është i gjithë fati i qytetit. Rafineria punon me naftëtarë. Të na japin ca na takon, ikim ne shikojmë hallin tonë. Hapi i radhës është shumë i qartë, kjo është në dorën e naftëtarëve, më shqip dhe qartë që i kemi shprehur kërkesat tona, nëse do ia lëmë Zotin, ne të vdekur jemi”, tha Dautaj.

Naftëtarët kanë shqyer derën kryesore, ka depërtuar në kordonin e policisë private dhe janë futur në ambientet e rafinerisë. Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj tha se kompania “doli zbuluar” pasi aty nuk punon askush nga administrata.

“Këta kanë marrë një urdhër, për të mos i nxjerrë zbuluar, këtu nuk ka privat. Kjo nuk është një protestë e dhunshme, ne jemi këtu për t’u treguar shumë qartë që ky ka qenë një show i radhës, nuk ka pronar. Tani nuk ka asnjë zyrë, dera është kycur, prej një viti ka heshtje, ai që thotë jam pronar, ne kemi dëgjuar që ka iku “Allun”. Kjo i nxjerr zbuluar që këtu nuk ka. Nuk e mbajnë dot këta rafinerinë”, tha Dautaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN