MENU
klinika

Serie A, Java 4

Napoli zbret Atalantën me “këmbë në tokë”

17.10.2020 - 16:09

Atalanta nuk është e pathyeshme, madje pëson një thes me gola. Napoli i Gennaro Gattuso-s ka marrë një fitore bindëse në javën e katërt të Serie A. Axurrët mposhtën 4-0 Atalanta-n e mrekullive.

Sfida e luajtur në San Paolo është vendosur në pjesën e parë, në të cilët vendasit kanë shënuar plot katër gola. Lozano (23′, 27′), Politano (30′) dhe Osimhen (43′) kanë qenë autorët e golave.

Goli i ngushëllimit për miqtë është realizuar nga Lammers në të 69-ën. Kjo fitore e ka ngjitur Napoli-n në vendin e tretë të renditjes, vetëm një larg Atalanta-s dhe Milan-it që kryesojnë me 9 pikë, por kuqezinjtë kanë një ndeshje më pak.

Elseid Hysaj e nisi titullar për Napolin në krahun e majtë të mbrojtjes dhe luajti gjithë ndeshjen, ndërsa Gjimshiti për Atalantën e fut në pjesën e dytë dhe në 81’ u ndëshkua me karton të verdhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN