MENU
klinika

“Planet Patrol”

NASA kërkon ndihmë për identifikimin e botëve përtej sistemit diellor

10.10.2020 - 12:58

NASA lëshoi një projekt online ku kërkon ndihmën e gjithësecilit që ka akses në internet, kureshtjen dhe vullnetin për të lundruar në një mal me të dhëna nga hapësira, që të identifikojnë ekzoplanetet, apo planetet jashtë sistemit tonë diellor.

Nisma e pagëzuar me emrin “Planet Patrol” u kërkon vullnetarëve që të vëzhgojnë imazhet e kapura nga “Transiting Exoplanet Survey Satellite”. NASA dyshon se mes morisë së imazheve në fjalë fshihen ekzoplanete, por nuk dëshiron që të përqëndrojë energjitë e shkencëtarëve të vet tek një detyrë kaq e thjeshtë.

Duke ja lënë këtë “detyrë” qytetarëve, NASA thotë se shkencëtarët e saj kanë kohë të përqëndrohen në detyra më komplekse.

Zbulimi i ekzoplaneteve të mundshëm mes imazheve të “Transiting Exoplanet Survey Satellite” mund t’i ishte besuar edhe një algoritmi kompjuterik, por NASA thotë se programet kompjuterike shpesh gabojnë në këtë pjesë dhe asnjëherë nuk mund të zëvendësojnë mprehtësinë e syrit dhe intuitën njerëzore.

“Metodat automatike për të përpunuar të dhënat e TESS ndonjëherë shpërfillin shenja të forta dalluese, pas të cilave mund të gjendet një ekzoplanet”, tha për Space.com, Veselin Kostov, udhëheqës i projektit “Planet Patrol”.

“Planet Patrol” nuk është i vetmi projekt ku NASA kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në identifikimin e botëve përtej sistemit tonë diellor. Projekti tjetër është “Planet Hunters TESS”, që ndryshe nga i pari kërkon njohuri të moderuara të hapësirës dhe analizim më të thelluar të të dhënave.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”