MENU
klinika

Pas Shqipërisë

NATO dhuron 60 respiratorë për Maqedoninë e Veriut

30.10.2020 - 10:39

Në Shkup sot duhet të arrijnë 60 respiratorë, donacion nga NATO për ballafaqim me pandeminë Covid-19.

Donacionin e NATO-s me vlerë prej 1.4 milion eurove në Aeroportin e Shkupit do ta pranojë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, kreu i diplomacisë Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Më parë, NATO i ka dhuruar edhe Shqipërisë 60 respiratorë që do të përdoren në institucionet shëndetësore në funksion të përballimit të COVID – 19.

Ndihma nga Këshillit i Atlantikut të Veriut iu dorëzua në një ceremoni të veçantë Ministrisë së Shëndetësisë nga Ministria e Mbrojtjes, në prani edhe të kryeministrit Edi Rama.