MENU
klinika

Rregullat e arta që u zbatuan

NBA fitoi betejën, asnjë pozitiv në 100 ditë

13.10.2020 - 18:23

Nga tetori në tetor, një vit garë, si asnjëherë më parë në NBA, por e rëndësishme është që sezoni përfundoi me sukses. NBA ishte liga e parë sportive në Amerikë që u ndal prej koronavirus, por edhe e fundit që rinisi, duke u rikthyer në fushë pas 4 muajsh e gjysmë pushim.

Kohë e mjaftueshme për të organizuar në Disney World në Orlando një kampua të izoluar nga bota, ku gjithçka funksionoi për mrekulli. Komisioneri Adam Silver e përmbushi më së miri misionin e tij, pasi në 100 ditët e fundit nuk pati asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Ja disa nga rregullat e arta që u zbatuan:

1-Investimi që NBA bëri për të organizuar këtë kampus është rreth 180 milionë dollarë. Gjithçka u bë për të garantuar sigurinë maksimale te sportistët. Ky është çelësi kryesor për të kuptuar se si funksionuan gjërat në Orlando.

 

 

2-NBA vendosi të reduktojë numrin e skuadrave nga 30 në 22, duke grumbulluar vetëm ato që kishin shanse për t’u kualifikuar në fazën play off, ku secili ekip luajti 8 ndeshje të sezonit të rregullt. Çdo ekip ishte i përbërë nga 35 persona:770 në total.

3-Mes mjeteve të shumta të kontrollit të përdorura gjatë kampusit, ai që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte unaza që mbanin lojtarët. Kur ajo vihej në gisht gjatë aktivitetit fizik (stërvitje e ndeshje) dhe monitoronte në kohë reale parametrat fizikë. Në rast se vërehej ndonjë anomali, kryhej tamponi anti-Covid, duke afruar me 72 orë diagnozën.

4-Një tjetër mjet që të gjithë personat mbanin ishte ora në formë miushi e personalizuar, e cila vendosej në pulsin e dorës. Ajo ishte një lloj çelësi që hapte derën. Në këtë mënyrë, lojtarët nuk mund të preknin çelësa dhe të kishin kontakt për t’i marrë ato.

5-Të gjithë basketbollistët kishin dhomën e tyre personale, kjo vlen edhe për stafet përkatëse. Lojtarët kishin disa alternativa brenda kampusit për të kaluar kohën e lirë. Në dhomë nuk mund të hynte askush tjetër veç lojtarit.

6-Ushqimi ka qenë një problem ditët e para në kampus, që shpesh ishte i paktë gjatë karantinës. Një problem që u zgjidh shumë shpejt nga NBA përmes një “vetëshërbimi”, duke vendosur kuzhinierë që gatuan për sportistët.

7-NBA nuk la pas dore edhe pamjen e jashtme të sportistëve, shpesh tekanjozë. Të pranishëm në kampus ishin 6 parukierë, të përzgjedhur nga NBA, që testoheshin rregullisht dhe qëndronin të izoluar në Orlando.

 

8-Kush thyente rregullat e izolimit dhe largohej nga kampusi, masat ishin të ashpra. Lou Ëilliams (Clippers) qëndroi 10 ditë izolim shtesë dhe u pezullua me 2 ndeshje. Në disa raste lojtarëve iu dhanë leje për të shkuar në shtëpi, por me kusht që të monitoronin shëndetin e tyre dhe t’u nënshtroheshin testit anti-Covid çdo 48 orë. Kur ktheheshin në kampua kryen 5 ditë izolim.

9-Ndeshjet u luajtën pa tifozë. Të pranishëm në stadium vetëm skuadrat, gjyqtarët, disa gazetarë (edhe ata të izoluar në Orlando) dhe pak persona të autorizuar. Publiku ishte i pranishëm përmes internetit, në lidhje virtuale nga shtëpia.

10-Edhe lojtarët që ishin në stol ruanin distancimin zik. Mungesa e publikut i dha mundësi NBA-së të krijonte një hapësirë të madhe jashtë fushës së lojës, ku mund të qëndronin stafet e dy skuadrave.

11-NBA bënte publike çdo ditë rezultatet e testeve anti-Covid. Javët e para pati disa raste sporadike dhe personat kaluan në izolim. Më pas nuk pati asnjë rast pozitiv dhe ky nuk përbënte më një lajm. Në 3 muajt e fundit asnjë person nuk doli pozitiv me koronavirus.

12-Pas përfundimit të çerekfinaleve play off, lojtarëve dhe stafeve të skuadrave ende në garë iu lejua të merrnin 3 persona nga familjet e tyre. Në total erdhën në kampushin në Orlando edhe 250 persona të tjerë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


LeBron James, MVP me 3 ekipe të ndryshme

Lakers shpallen kampionë pas një dekade në NBA