MENU
klinika

Ylli i Lakers sfidon krizën

NBA vë tavan për pagat, James ble shtëpi 37 mln $

26.10.2020 - 21:13

Teksa organizatorët e NBA po mendojnë të ulin tavanin e pagave të basketbollistëve, ylli i Los Angelos Lakers, LeBron James, vijon të shpenzojë shuma të mëdha për pasuri të patundshme.

Së fundmi, basketbollisti më i mirë i sezonit që sapo u mbyll ka paguar një shifer prej 36.8 milionë dollarë për blerjen e kompleksit të stilit mesdhetar në Beverly Hills, ku diva e Hollywood, Katharine Hepburn, jetoi vitet e saj të arta.

Një shifër stratosferike kjo, sidomos gjatë kësaj periudhe ku sporti dhe jeta shoqërore është në një krizë të thellë. Gjithsesi, kjo tregon se James nuk e ka fare problem shpenzimin e shumave të majme.

Në një sipërfaqe prej 10.117 m2, prona përbëhet nga katër dhoma gjumi në suitë, tetë banjo dhe shtatë dhoma pritjeje, njëra prej të cilave ndriçohet nga drita natyrale dhe në mes është ndërtuar një shatërvan. James ka biblotekën e tij, dhomën e trofeve, një sallë kinemaje dhe një fushë tenisi.