MENU
klinika

Përparim Agastra

Ndahet nga jeta dentisti i protezave për 40 vjet në Korçë

02.10.2020 - 09:51
Ndahet nga jeta një prej heronjve të heshtur të shërbimit stomatologjik në Poliklinikën e Korçës, Përparim Agastra.
Ai është shuar papritur në moshën 83 vjeçare si pasojë e një hemoragjie cerebrale në Tiranë, ku edhe jetonte prej 18 vitesh, njoftojnë familjarët.
Përparim Agastra ka punuar si dentist në Polikliniken e Korçës për mbi 40 vjet. Vlerësohej mjeshtër i punës në zanatin e tij. Një nga profesionistët më të aftë në vendosjen e protezave të dhëmbëve.
‘Njeri me vlera humane që pacientin e kishte të shenjtë. Bashkëshort, baba, mik, koleg e njeri model’ shprehet një nga tre vajzat e Përparim Agastrës, tashmë psikologe në bashkinë e Gladbeck në Gjermani.
Përparim Agastra ka dhënë gjithashtu kontribute artistike dhe sportive për Korçën. Në të ritë e tij është aktivizuar me Ansamblin artistik të qytetit. Gjithashtu edhe ish futbollist I ekipit Skënderbeu. Për t’ju përkushtuar më pas profesionalisht shërbimit në Poliklinikë si dentist.
Nuk ka korçar që të mos jetë kuruar nga ana dentare prej Përparim Agastrës, I cili për shërbimin e tij të palodhur prej 4 dekadash në Poliklinikë është nderuar me Urdhrin e Punës Naim Frashëri.