MENU
klinika

Luajti krah Bizit

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Vllaznisë

28.10.2020 - 10:24

Mbrëmjen e djeshme në qendrën spitalore “Nënë Tereza” është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare ish-futbollisti dhe drejtuesi i klubit të Vllaznisë, Mehdi Milla. Ai ishte pjesë e Vllaznisë në vitet 1960-1970, kur te Vllaznia luanin yje si Sabah Bizi apo Rauf Çanga.

Pas tërheqjes nga futbolli Milla kontribuoi për sportin shkdran si mësues i edukimit fizik dhe para e pas rënies së komunizmit mbajti për gati një dekadë rolin e shefit të klubit Vllaznia, kur president ishte edhe i mirënjohuri Myftar Çela.

Pikërisht në kohën kur Milla ishte pjesë e Vllaznisë si drejtues, klubi shënonte një periudhë të artë, duke qëndruar në krye te renditjes e bërë paraqitje pozitive në kompeticionet europiane. Javë më parë Milla i qe nënshtruar një ndërhyrje, e cila nuk mundi t’i shpëtojë jetën mjeshtrit të futbollit shkodran.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN