MENU
klinika

Serie A, Java 5

Ndalet sërish Juve, në dyshim mbrojtja e titullit

25.10.2020 - 22:45

I dyti barazim radhazi, tre në total në 5 ndeshje, me dy fitore ku njëra është marrë në tavolinë, mbrojtja e titullit për Juventus vihet në dyshim. Sonte kampionët e Italisë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Verona-s.

Vendasit kanë dominuar totalisht në pjesën e parë. Morata gjeti golin në limite të këtij fraksioni, por ashtu si ndaj Crotones, goli i tij është anuluar për jashtë loje. Një vendim i diskutueshëm i VAR.

Në pjesën e dytë ka qenë Favilli ai që ka zhbllokuar ndeshjen për miqtë duke e bërë malore mbrëmjen për ekipin bardhezi. Sulmuesi mik hyri në 55’ në vend të Kalinic dhë 5 minuta më pas nuk fali në qendër të zonës së Juventus.

Juventus gjeti barazimin me Kulusevskin në 78’, i hedhur në fushë në vend të Bernardeschi. Talenti suedez bëri gjithçka vetë dhe me qetësi shënoi. Më përpara ishte Dybala ai që goditi traun e portës. Por vetëm kaq, Juventus ndalet sërish në kampionat. Dy fitore (një në tavolinë) 3 barazime për kampionët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN