23.10.2020 - 06:54
Ndërron jetë një 30 vjeçar në Durrës i cili është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:07 në lagjen nr.15, Durrës. A. B., 30 vjeç duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ka humbur kontrrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit.
“Më datë 23.10.2020, rreth orës 02:07, në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi A. B., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ka humbur kontrrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftim.