MENU
klinika

Elbasan

Viktima më e re/ Ndërron jetë 21-vjeçari me COVID-19

23.10.2020 - 06:43

Një 21 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. I riu nga Elbasani, Ledian Ceka, ishte i shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ndërsa kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

I riu u dërgua gjatë ditës së mërkurë në Spitalin e Sanatoriumit.

Pasi u kuruar disa ditë në shtëpi, i riu u dërgua mbrëmjen e shkuar fillimisht në spitalin e Elbasanit nga ana e familjarëve dhe më pas drejt spitalit Covid2 në kryeqytet.

Mjeket e futën menjëherë në intubim por 21 vjeçari nuk mundi dot të mbijetojë.